Categories Sport

“Armando Broja, diamanti i Shqipërisë”, Ervin Skela: Trajner i Kombëtares duhet të bëhet…

Ervin Skela nuk e humbet kurrë klasin. As kur kritikon dhe as kur bën sugjerime. Asnjëherë bajat, përkundrazi, shumë i kujdesshëm për të evituar polemikat. Nuk e fsheh zhgënjimin që përjetoi pasi la futbollin, por është një lab atipik, sepse është nga ata që edhe kur vendosin të të kritikojnë, e bën duke të “gjuajtur me pambuk”. Pa deklarata të forta, por gjithsesi i drejtpërdrejtë. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, e thotë hapur se është ndier keq që FSHF nuk i ofroi asgjë pasi la futbollin. “E kuptoj që jo gjithmonë ka diçka për të ofruar, por ndonjëherë mjafton edhe një telefonatë kortezie:

‘A je mirë? A të duhet diçka?’ Nuk ndodhi për fat të keq. Askush nuk pyeti për mua”, thotë vlonjati që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në Kombëtare. Një nga lojtarët më të dashur nga tifozët vite më parë, sot ka disa “porosi” speciale për Kombëtaren. “Broja është diamanti ynë. Mendoj që rreth tij duhet të ndërtohet gjithçka. Balliu më pëlqen shumë, por nuk e di pse nuk ka luajtur…”, thotë ish-fantazisti kuqezi.

Kur pyetet nëse një ditë do të donte të bëhej trajner i Shqipërisë, ai ka sërish një propozim interesant. “Unë nuk jam ende gati, por Besnik Hasi po. Është profili i duhur për të marrë drejtimin e Kombëtares nëse ata që vendosin për trajnerin mendojnë se ka ardhur koha që në krye të ekipit të jetë një shqiptar”, shprehet Skela. U bënë disa vite që punon si trajner i moshave tek Eintraht Frankfurt dhe ky ishte një sezon fantastik për klubin e tij. “Qava kur fituam Ligën e Europës. Isha në stadium, sepse klubi më ftoi familjarisht të shkonim në Sevilje. Ishte e mahnitshme”, tregon vlonjati.

Ervin, pse është kaq e vështirë t’ju intervistosh ju?

Sepse kam preferuar të jem i tërhequr këto kohë. Kam qenë shumë i zënë me punë, por edhe nuk më pëlqen që të merrem me intervista. As këtu në Gjermani nuk flas. Është zgjedhje imja.

Si shkojnë punët tek Eintraht Frankfurti?

Shumë mirë. Shkëlqyeshëm. Unë jam aty prej disa vitesh dhe ky sezon mendoj se ishte i suksesshëm me skuadrën e grupmoshës U17. Sezonin tjetër do të trajnoj ekipin U-19 që luan edhe në Champions.

Edi Reja është kritikuar shpesh për mënyrën se si i menaxhon lojtarët e rinj dhe me teknikë, mes të cilëve edhe Broja. Ju si mendoni?

Reja ka shumë eksperiencë dhe natyrisht që ai do ta ruajë pozicionin dhe autoritetin e tij. Ndonjëherë të jesh i talentuar nuk do të thotë ta kesh të garantuar vendin e titullarit. Por ama Broja është tjetër gjë.

Në ç’kuptim?

Broja është “diamanti” i Shqipërisë sot. Shqipëria, për aq sa unë e njoh historinë e Kombëtares, nuk ka pasur kurrë një si Broja. Kam luajtur me futbollistë të mëdhenj në epokën time dhe kam shumë respekt për të gjithë, por nuk kam parë asnjë si Broja. Nëse unë do të isha trajneri i Shqipërisë, do ta ndërtoja gjithçka rreth tij.

A ka ardhur koha për një trajner shqiptar?

Po, pse jo.

Kush, sipas jush?

Besnik Hasi. Ka personalitetin e duhur, eksperiencën dhe mbi të gjitha ambicien. Ai e di se çfarë është Shqipëria, si mund të ndërtohen gjërat e mira dhe se si mund të fitohet. Ka qenë fitues si lojtar dhe më pas si trajner. Për mua do të ishte një zgjedhje e mirë. Panorama Sport

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME