
Arsenal është rikthyer te fitorja pas disfatës së javës së kaluar ndaj Southampton duke mposhtur Burnley me rezultatin 3-1. Pierre-Emerick Aubameyang ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar dy gola.
“Topçinjtë” e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 14-të. Pas pushimit ishte përsëri Aubameyang që u shërbye shumë mirë nga partneri i sulmit Lacazette dhe lëshon një predhë të pakapshme në drejtim të portierit Joo Hart. Por Burnley rifutet në lojë me Barnes në minutën e 63-të, i cili përfiton nga një rrëmujë në zonën kundërshtare. Gjithsesi, Arsenal mbeti në kontroll të sfidës dhe në minutën e 91’ siguron fitoren me golin e Iwobi.
Me këtë fitore Topçinjtë mbeten në vend të pestë me pikë të barabarta me Chelsea-n e vendit të katërt.