fbpx
Sport

Augsburg fundos Mainzin me një “perlë” për vetëm 42 sekonda lojë (VIDEO)

Mainz komplikon edhe më shumë mbijetesën. Skuadra e drejtuar nga Beierlorzer nuk arriti të merrte qoftë një pikë në takimin me rivalin direkt, Augsburgun. Në “Opel Arena” vendosi goli i shënuar nga Florian Niederlechner pa u mbushur një minutë lojë, finalizim që i mjaftoi Augsburgut për të marrë tri pikë qetësie në këtë transfertë delikate. Në fakt, kor topi kaloi vijën fatale kishin kaluar vetëm 42 sekonda lojë, madje vetë protagonisti i këtij goli nuk po u besonte syve që kishte shënuar. Mainzi, pas kësaj disfate mbetet tri pikë larg zonës së ftohtë dhe kërcënohet si nga Dusseldorfi ashtu edhe nga Werder Bremen.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button