Sport

“Babai i vitit”, Salah surprizon vajzën e tij për ditëlindje

Dita e djeshme ka qenë speciale për sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah. Egjiptiani kishte ditëlindjen e vajzës së tij dhe sigurisht kjo ditë nuk mund të kalonte pa festime në shtëpinë e tyre.

Vajza e tij, Makka, mbushi dje 6 vjeç dhe urimet për të ishin të panumërta. Ajo është me fat që ka një baba si Mohamed, pasi ai kishte menduar edhe për një surprizë për të.

28-vjeçari kishte zbukuruar një ambient të shtëpisë me tullumbace dhe inskenuan filmin e preferuar të Makkës, “The Incredibles”. Ylli i “The Reds” nuk harroi të postonte një foto në rrjetet sociale, ku duken që të dy shumë të lumtur. “Gëzuar ditëlindjen princesha ime”, shkruan Salah krah fotos.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close