Sulmuesi gjerman i Bajernit të Mynihut, Serge Gnabri, foli për “Bayern TV” në lidhje me objektivat e radhës të skuadrës kampione. Gnabri premtoi se ai dhe shokët e skuadrës do të bënin gjithçka për të mbrojtur të tre titujt e fituar në sezonin e kaluar. Numri shtatë i Bajernit që shkëlqeu në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Shalkes duke shënuar tre gola në fitoren 8-0, është i bindur që skuadra do të vazhdojë të ruajë formën e saj.
Jeni gati për startin e kampionatit?
Sigurisht që po, edhe pse kemi vetëm disa javë që stërvitemi intensivisht. Ishte një situatë e papërjetuar më përpara, por kjo tani pak rëndësi ka. Kjo do të thotë që Bajerni nuk është ngopur me trofe?
Jo, kurrë. Duam të fitojmë gjithçka edhe këtë sezon. Mendoj që shanset janë reale, edhe pse skuadrat e tjera në Europë gjithashtu janë forcuar. Do të jetë diçka e bukur të luash sërish për trofeun më të rëndësishëm në botë për klube.