Categories Sport

Bakaj: Do mungoj 5-6 muaj, ja çfarë po ndodh në Bjellorusi!

Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku janë dy lojtarët e vetëm shqiptarë që kanë zbritur në fushë gjatë kësaj periudhe pasi Bjellorusia është një 4 shtetet në botë në të cilat luhet ende futbollit, pavarsisht pandemisë së koronavirusit. Por edhe Elis Bakaj nuk do të ketë mundësi të luajë më gjatë këtyre muajve pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë i cili siç deklaron ai vetë në një intervistë për Top Chanell. Megjithatë çdo e keqe e ka një të mirë pasi edhe për 32-vjeçarin shqiptar ka qenë e vështirë të zbresë në fushë me skuadrën e tij të re Dinamo Brest gjatë kësaj periudhe, pasi frika e infektimit me Covid-19 është e madhe. Bakaj në këtë sezon është aktivizuar në 3 takime në kampionatin bjellorus.

“Në të kaluarën nuk kam pasur dëmtime të tilla shyqyr zotit kam pasur vetëm dëmtime të vogla. Futbolli i ka këto gjëra dhe nuk ka futbollistë që gjatë karrierës së tij I ka shpëtuar operacionit. Duhet të qendroj minimum 5-6 muaj jashtë fushave”.

Situata në Bjellorusi? “Këtu çdo gjë është e hapur, normalisht që ka raste, por Federata këtu ka menduar që kampionatit të vazhdojë. Tifozët lejohen në stadium, por shumë prej tyre kanë marrë vendim që mos të jenë të pranishëm pasi edhe ata e kuptojnë që nuk është normale të vish në stadium në këto momente.Mjekët na kanë bërë kontrolle vazhdimisht, çdo 2-3 ditë na bëhen vaksina anti-grip dhe na masin temperatura për të parë nëse jemi të infektuar apo jo. Shokët e ekipit në momentin që u dëmtova më thanë që më mirë të mos luash futboll në këto momente pasi rreziku për t’u prekur nga Covid-19 është i madh. Nuk është e lehtë të luash futboll tani pasi mund të infektosh pjesëtarët e familjes.

Nuk kemi çfarë të bëjmë pasi përderisa federata ka vendosur që të luajmë ne do të luajmë. Ai lojtar që nuk dëshiron të luaj mund të prishi kontratën dhe të largohet. Raste me Covid-19? Deri më tani nuk di të ketë dalë ndonjë nga lojtarët pozitiv dhe Federata në deklaratën e saj tha që nëse një lojtar del pozitiv do ta ndërpresë kampionatin”, u shpreh Bakaj. Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME