fbpx
Sport

Bakayoko nderon Napolin, Lazio fiton sërish

Fitore në fund për Napolin në transfertën delikate ndaj Udineses me skuadrën e Gattusos që falë një goli me kokë të mesfushorit Bakayoko në minutën e 90-të, mori tre pikë në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Edhe pse e nisi shumë mirë takimin duke zhbllokuar shifrat me një penallti të kthyer në gol nga Insigne pas 15 minutash lojë, Napoli hasi në vështirësi të mëdha në Dacia Arena, me Udinesen që e sulmoi nga të gjitha anët dhe arriti të barazonte shumë shpejt rezultatin me Kevin Lasagnan në minutën e 27-të. Bardhezinjtë patën disa mundësi të mira në fundin e pjesës së parë por edhe në fillimin e pjesës së dytë por pa mundur të gjejnë golin dhe e pësuan në fund nga finalizimi i Bakayoko.

Me këtë sukses Napoli u ngjit në kuotën e 31 pikëve po aq sa edhe Atalanta. Është rikthyer në rrugën e duhur ndërkohë Lazio që triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Parmës duke marrë fitoren e dytë rresht në kampionat dhe duke u afruar shumë me zonën Champions. Në debutimin e dytë të D’Aversas në stolin e Parmës pas rikthimit vendosën dy gola në pjesën e dytë nga Luis Alberto dhe Caicedo. Buzëqeshi edhe Verona që mori tre pikët e radhës falë suksesit 2-1 ndaj Crotones në Bentegodi me gola të Kalinic dhe Dimarcos në pjesën e parë. Për kalabrezët realizoi Messias në minutën e 55-të.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button