Sport

Barça në ekstazë, rikuperon dy gjigantët e mbrojtjes

Barcelona luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj PSG për raundin e 16-ave të Champions League. Katalanasit vuajnë mungesat në mbrojtje, por duket se gjatë këtyre tre ditëve të fundit katalanasit kanë mundur të rikuperojnë dy shtyllat e mbrojtjes.

Gerard Pique dhe Ronald Araujo po luftojnë me kohën për të qenë gati për këtë sfidë. Mediet pranë klubit katalanas mësojnë se dy yjet janë stërvitur rregullisht gjatë këtyre dy ditëve dhe të paktën njëri prej tyre do të jetë gati nesër. Kujtojmë se Araujo u dëmtua në kyçin e këmbës para tetë ditësh, ndërsa Pique pësoi një devijim në ligament rreth dy muaj më parë. Mjekët flisnin për 6 muaj mungesë, por Pique i surprizoi të gjithë, duke u rikuperuar në kohë rekord.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close