
Barcelona dhe Real Madridi do ta përfundojnë vitin 2018 me një barazim teknik, 90 me 90, sa iu përket titujve zyrtarë të fituar në historinë e tyre. Triumfi i fundit i të bardhëve në Botërorin për Klube ka rikthyer ekuilibrin mes dy rivalëve të hidhur. Dominimi i vendosur nga klubi Blaugrana gjatë dekadës së fundit i ka bërë atë pikë referimi midis këtyre dy gjigantëve.
Që nga fillimi i këtij shekulli, Barcelona ka shtuar edhe gjashtë tituj tjerë, edhe pse nuk duhet të harrojmë se Real Madridi ka bërë histori, duke siguruar trofeun e Ligës së Kampionëve në tri sezonet e fundit. Klubi i bardhë dominon në mënyrë të qartë në garën më të lartë europiane dhe në La Liga, ndërsa Blaugrana-t janë bërë shumë të fortë në Kupën e Mbretit dhe kanë katër tituj të një trofeu, që Real Madridi nuk mund ta fitojë më: “Recopa”. Barça do të dominonte pak më shumë në këtë kompeticion të veçantë, derisa UEFA iu dha statusin zyrtar dy trofeve, “Copa Latina” dhe “Kupa e Panaireve”, që ishin embrioni i Champions dhe Europa League të ditëve të sotme. Të dyja klubet fituan dy edicionet e “Copa Latina”, ndërsa “Kupa e Panaireve” u fitua vetëm nga Barcelona, që e dominoi këtë kompeticion me 3 tituj të fituar.