Barcelona ka shtuar hapësira për pagat, pas largimeve të fundit. Thuhej se problemet me pagat po i bllokonin Barcelonës transferimin e emrave si Memphis Depay apo Georginio Wijnaldum. Lëvizjet e fundit nga klubi katalan kanë bërë që tashmë të ketë 52 milionë euro hapësira në paga.
‘Sport’ shkruan se largimi i Luis Suarez, Ivan Rakitic e Arturo Vidal bën që Barca të ketë 52 milionë euro më pak obligime. Samuel Umtiti dhe Jean Clair Todibo janë lojtarët e ardhshëm që pritet të largohen nga skuadra. Barca synon edhe afrimin e Eric Garcia në këtë merkato.