Categories Sport

Barcelona, një afat transferesh për t’u harruar: Prej Messi dhe Griezmann në Memphis dhe Luuk de Jong

Ishte një verë për t’u harruar për Barcelonën. Barcelona ka kaluar njërin prej afateve më të vështira të verës në vitet e fundit, kjo kryesisht për shkak të situatës jo të mirë financiare të tyre që i detyruan ata që të largojnë disa lojtarë kyç nga skuadra.  Një vit pasi larguan Luis Suarezin në Atletico Madrid, Blaugrana kanë huazuar Antoine Griezmann në Los Rojiblancos dhe kanë nënshkruar me sulmuesin e zgjedhjes së tretë të Sevilla, Luuk de jon – po ashtu si i huazuar – si zëvendësim të tij.

Në vetëm pak javë, Barcelona nga një ekip me Lionel Messi dhe Griezmann në sulm, tani ka De Jongun si prurje të re dhe Memphis Depay që është zgjidhje e parë për sulmuesit. Edhe tre lojtarët që transferojë Barcelona, kishin kosto zero, pasi që Memphis, Eric Garcia dhe Sergio Aguero u transferuan pa para derisa Barcelona ishin më shumë vëzhgues të Manchester Cityt, Chelseat, Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit që shpenzuan miliona për t’i forcuar skuadrat e tyre.

Barcelona madje nuk kishte as kapacitete financiare për të rinovuar kontratën e futbollistit më të mirë në botë, pavarësisht se presidenti Joan Laporta kaloi gjysmën e verës duke siguruar fansat se rinovimi me Lionel Messi po shkonte mirë. Dita kur agjenti dhe babai i argjentinasit, Jorge Messi do të nënshkruante zgjatjen e kontratës, Laporta e informoi atë që Barcelona nuk mund të përballojë pagën e lartë të kapitenit të tyre.

Në mes të lotëve, Messi i dha lamtumirën Barcelonës dhe ju bashkua Paris Saint-Germainin si transfer pa kontratë, derisa Barcelona dështoi të lirohet pagat e mëdha të lojtarëve si: Samuel Umtiti, Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Martin Braithwaite, të cilët nuk janë në planet e Ronald Koeman për këtë sezon. Për ndonjë arsye apo tjetër, të tre këta qëndruan në klub. Lëndimi i Coutinhos ndaloi skuadrat për të bërë oferta për brazilianin, derisa për Pjanic nuk u afrua asnjë klub për shkak të pagës së lartë të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME