Sport

Barcelona përmbys Alaveshin në pjesën e dytë, katalanasit iu falen këmbëve të Lewandowski-t

Këtë pasdite u zhvillua sfida mes Barcelonës dhe Deportivo Alavesh në La Ligan spanjolle, e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit. Katalanasit fituan me përmbysje 2-1 falë dy golave të sulmuesit polak Robert Lewandowski.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, pasi që në minutën e parë shënoi Omorodion.

Më pas në të dytën ishte Lewa që mori përsipër gjithçka për t’i dhënë tre pikët ekipit të tij. Fillimisht në minutën e 53′ pas një asistimi të mbrojtësit Kounde dhe më pas në minutën e 78′ nga pika e bardhë e penalltisë, Lewa i dhuroi fitoren Barçës në stadiumin “Montjuic”.

Kjo fitore e mban Barçën në vendin e tretë pas Gironës dhe Real Madridit në kuotën e 30 pikëve. Pas ndeshjeve të kombëtareve Barcelona do të luajë në transfertën e Rayo Vallecanos.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close