Sport

Barcelona vjen me dy përforcime të fuqishme

Barcelona duket se ka vendosur që të vazhdojë të përforcohet gjatë afatit të verës Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka arritur që të konfirmojë me anë të burimeve të tij që transferi i parë i Barcelonës do të jetë Sergio Aguero. Agueros i skadon kontrata në fund të qershorit me Manchester City. Golashënuesi i njohur ka bërë një karrierë prej legjende në skuadrën e Manchester City për 10 vite.

“Sergio Aguero në Barcelonë, punë e kryer! Ai do ti bashkohet skuadrës katalanase në një marrëveshje të arritur deri më 2023. Përfshihen bonuse, sidomos në rast të fitores se Ligës së Kampionëve”, ka shkruar Romano.   Më herët i njëjti gazetarë ka lajmëruar se Aguero ka pranuar që të marrë pagë më të vogël se 10 milionë euro vetëm që t’i bashkohet Blaugranas.

Por, ky nuk do të jetë transferi i vetëm, pasi që Romano ka thënë se edhe një sulmues është afër që ti bashkohet skuadrës nga Katalonia. Bëhet fjalë për sulmuesin holandez Memphis Depay. “Barcelona është shumë afër që të nënshkruajë edhe me Memphis Depay. Ai ia ka konfirmuar avokatëve të tij të ri se dëshiron t’i bashkohet Barçës”, ka shkruar ai në të njëjtën cicërimë në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: