
Skuadra Bayern Munchen ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 sot përballë Bochum. Protagonist për bavarezët ishte anglezi Harry Kane, i cili gjeti tripletën e parë me klubin e ri.
Golat e tjerë u shënuan nga Choupo-Moting, Sane, De Ligt dhe Tel. Me këtë fitore Bayern rikonfirmohet në vendin e parë me 13 pikë, 1 më shumë se Stuttgart e vendit të dytë, e cila mundi 3-1 Darmstadt ditën e djeshme.
Ndërsa skuadra e Dortmund mori një fitore minimale 1-0 përballë Wolfsburg. Verdhezinjve u mjaftoi një gol i kapitenit Marco Reus.