Sport

Bayerni mposhtet nga Eintracht Frankfurti, shpresë për Leipzigun

Bayerni i Mynihut u jep shpresë rivalëve për titullin e Bundesligës. Skuadra bavareze “ra” 2-1 përballë Eintrachtit të Frankfurtit në “Deutsche Bank Park”, ku ndjeu mungesat e shumta për arsye dëmtimesh dhe të infektimit me COVID-19. Në pak më shumë se gjysmë ore lojë, Bayerni pësoi dy gola, të parin në minutën e 12-të me autor Kamadan, ndërsa atë të 2-0 në të 31-tën, nga këmbët e Younes.

Gjatë pjesës së dytë, kampionët në fuqi arritën ta tundnin rrjetën me të zakonshmin Lewandowski në minutën e 53-të, por saktësinë e sulmuesit polak nuk e kishte Kinsley Coman, që nuk arriti të shënonte në dy mundësi të mira që pati. Kryesori bëri me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë (në favor të vendësve), në minutën e 79-të, por pasi u konsultua me sistemin VAR ndryshoi vendim. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Bayerni që regjistroi humbjen e tretë në Bundesligë, por mbetet në pozita komode në krye, me pesë pikë më shumë se Leipzigu.

Rezultatet: Monchengladbach – Mainz 1-2

Eintracht Frankfurt – Bayern Munich 2-1

FC Koln – Stuttgart 0-1

Frieburg – Union Berlin 0-1

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: