Benevento e ka festuar fitoren historike kundër Juventusit me një reagim qesharak në rrjetet sociale.
Adolfo Gaich e shënoi golin e vetëm dhe atë që ishte goli i tri pikëve historike për Beneventon të dielën në Allianz Stadium, në përpjekjet e saj për mbijetesë në ligën elitare italiane, raporton Gazeta Express. Benevento nuk kishte shënuar fitore në 11 ndeshje radhazi në ligë, dhe hera e fundit kur e shikoi fitoren ishte 6 janari.
Ndërsa sot, ajo e regjistroi fitoren e shtatë në Serie A këtë sezon dhe të dytën kundër një klubi të madh në historinë e vet. Benevento festoi me dy reagime në Twitter pas përfundimit të ndeshjes në Allianz Stadium.