Categories Sport

Benzema rrezikon pesë vjet burg

Afron momenti i së vërtetës për Karim Benzemanë. Jo për “Topin e Artë”, për të cilin është një ndër kandidatët më të besueshëm, por për çështjen që e tronditi në vjeshtën e vitit 2015, me akuzën e bashkëpunimit për zhvatje në drejtim të shokut të skuadrës në kombëtare, Mathiey Valbuena, çështje e cila u shty për gjykim, me procesin që nis këtë të mërkurë në Versajë.

Procesi i çështjes që u etiketua si “sextape” do të zgjasë deri të premten dhe të pandehurit rrezikojnë deri në pesë vjet burg. Përfshirë këtu dhe Benzemanë, që në vjeshtën e 5 viteve më parë, që nga grumbullimi i kombëtares, hyri në kontakt me Valbuenan, edhe ai i grumbulluar nga Deschamps, duke ndërmjetësuar për problemin e një videoje me pullë të kuqe të Valbuenas.

Personat që e dispononin videon kërkonin para për të mos e publikuar, ndër ta ishte dhe Karim Zenati, një shok fëmijërie i Benzemasë, i cili i kërkoi qendërsulmuesit të Realit të Madridit, që t’i bënte një telefonatë Valbeunës, ku i propozonte ta ndihmonte duke e lidhur në kontakt me personat e duhur që në fakt shantazhonin ish-mesfushorin e Marsejës. Sipas hetuesve bëhet fjalë për një akt bashkëpunimi në një tentativë për zhvatje.

Valbuena, që ishte kontaktuar një herë edhe më parë, kishte denoncuar gjithçka në organet e policisë që po hetonte në lidhje me këtë çështje, kur në përgjime evidentoi telefonatën e Benzemazë. Dy javë pas asaj telefonate, nisi dhe marrja në pyetje, dhe sulmuesi i Realit u thërrit në komisiariat për t’u marrë në hetim. Po atë muaj, në një tjetër telefonatë të përgjuar mes Benzemasë dhe mikut të tij, Zenati, përmbajtja përfundoi në faqet e “L’Equipe”, duke trazuar ambientin e kombëtares franceze dhe po atë muaj, Valbuena akuzoi publikisht Benzemanë.

Deschamps ndërkohë kishte vendosur të mos thërristë në kombëtare asnjërin prej tyre, derisa të qartësohej gjithçka, por kur mori ftesë për në “Euro 2016”, të luajtur në Francë, Benzema në një intervistë e akuzoi trajnerin se ishtë bërë pre e gjykimit racist të një pjesë të shoqërisë. Kjo ishte diçka e tepërt për Deschamps, që vendosi të ndërtonte një skuadër pa sulmuesin e Realit. Franca humbi Europianin në finale kundër Portugalisë, por fitoi Botërorin 2 vjet më pas me golat e Mbappesë në Rusi.

Pas disa zvaritjeve teknike, janarin e kaluar u aktivizua hapja e gjykimit për pesë të pandehur, mes të cilëve Benzema. Sulmuesi, ndërkohë, kishte fituar sërish thirjen në kombëtare, i falur nga Deschamps për Europianin e fundit.

Benzema, gjithsesi kishte fituar rolin si një pikë referimi e Francës, aty ku Valbuena nuk ishte thërritur më. Tanimë, në procesin që fillon të mërkurën, Benzema rrezikon deri në 5 vjet burg dhe 75 mijë euro gjobë, por, sido që të jetë, një dënim i mudnshëm do të njolloste edhe kandidaturën e tij për Topin e Artë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME