Sport

Boksieri i njohur i kërkon Florian Markut përballje në ring: Nuk më intereson ku, në Tiranë apo Angli

Florian Marku më 25 gusht u përballë në “Air Albania” me boksierin meskikan, Miguen Parras të cilin e mposhti me pikë. Në këtë mënyrë boksieri shqiptarë arriti të fitonte përballë publikur të tij titullin WBA Silver për peshat e lehta. Vetëm pak ditë pas kësaj fitoreje, Marku ka shkruar në Twitter: Me kë dëshironi të luftoj tani në Angli?

Në postimin e Markut ka komentuar boksieri TyroneMcKenna, i cili thotë: “E di përgjigjen time, s’ka rëndësi në vendlindjen time, tënden, apo në Angli”. Mbetet të shihet nëse Marku do e pranojë ofertën e irlandezit për t’u përballur në ring në të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close