Sport

Boksieri shqiptar humb titullin e kampionit të botës kundër boksierit gjerman

Robin Krasniqi e ka humbur titullin në IBO nga Domenic Boesel, me vendim të ndarë pas 12 raundesh. Ndeshja e revanshit mes Robin Krasniqit dhe Domenic Boesel doli të jetë mjaft e luftuar, ku në raundet e para lufta ishte e barabartë.

Në raundin e parë dhe të dytë të dy boksierët nuk u lëshuan shumë në aventura, duke u mbrojtur mirë, por nuk munguan as goditjet.

Krasniqi e nisi shumë më mirë raundin e dytë duke goditur disa herë gjermanin , por edhe Boesel i dha disa goditje me të majtën, por fatmirësisht Krasniqi ia doli t’i përballojë.

Edhe tre raundet tjera shkuan me të dy boksierët si të baraspeshuar, ku nuk mungonin goditjet sa njëri tek tjetri. Në raundin e gjashtë, Krasniqi u leshua në sulm, duke e dominuar këtë raund, ku kishte shumë goditja të sakta në kokën dhe trupin e Boser.

Në të shtatin Krasniqi iu shmang bukur një sulmi të Boser në fillim, duke vazhduar luftën, që në këtë raund i takoi gjermanit, pasi në fund e goditi disa herë boksierin tonë. Në raundin e tetë në fund Krasniqi kishte një sulm shumë të mirë ndaj Boser.

Raundi i nëntë ishte luftë e hapur ku të dy boksierët nuk u ndalën, duke kërkuar më shumë dhe goditur. Në raundin e dhjetë ishte luftë e bukur, ku Krasniqi ishte për një nuancë më i mirë. Raundi i 11-të ishte totalisht i Robin Krasniqit që sulmoi dhe goditi shumë shpesh Boserin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: