Sport

Boksierja e vetme shqiptare, Elsindita Selai: Dua të garoj në Lojërat Olimpike të Tokios!

Boksi është një sport relativisht i ri në Shqipëri. Nën diktaturën e Enver Hoxhës, ai u ndalua sepse konsiderohej si i dhunshëm. Megjithatë, sot vendi ynë ka rreth 1100 boksierë, nga të cilët 300 garojnë në gara kombëtare e ndërkombëtare. Ajo që bie në sy është Elsindita Selai, e cila është boksierja e vetme femër profesioniste shqiptare.

Ajo dëshironte të bëhej boksiere që në moshën 15-vjeçare, përpos kundërshtimit nga familjarët. “Në fillim boksi ishte i pamundur për mua, as nuk mund ta imagjinoja. Unë kisha vullnet për të patur sukses dhe sot boksi është një dashuri që më përket tërësisht mua”, deklaron Selai.

Tashmë suksesi i saj pranohet dhe nga familja, të cilët fillimisht nuk ishin dakord. “Unë jam gati të bëj sakrifica, të punoj ditë e natë, në mënyrë që vajza ime të bëhet një ditë kampione bote për mua dhe të gjithë shqiptarët”, deklaron babai i Elsinditës, Luani.

Një nga synimet e Selait është pjesëmarrja në Lojërat Olimpikë të Tokios nën petkun e Shqipërisë. Vështirësitë ekonomike apo dhe kualifimi nuk e dekurajojnë ata aspak, pasi është e përqëndruar më shumë tek Olimpiada e vitit 2024 në Paris. /abcnews.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close