Categories Sport

‘Bomba’ që lëshoi dje Messi, Barcelona nuk ‘guxon’ të reagojë

“Barcelona nuk ka asnjë projekt”, ka deklaruar Lionel Messi, duke akuzuar drejtuesit e klubin që e kanë sjellë Barcelonën në këtë gjendje, që të humbasë 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht ngjarjeve të shumta dhe dëshirës së hapur për t’u larguar, “telenovela” Lionel Messi është mbyllur me fund të lumtur për ‘Barcelonën’, që do të ketë në gjirin e saj 6 herë fituesin e “Topit të Artë”, për të paktën edhe një sezon.

33-vjeçari, duke treguar se do të qëndrojë edhe këtë sezon, ka sulmuar sërish presidentin Bartomeu, duke thënë se te Barcelona nuk ka një projekt fitues dhe se ai do të japë maksimumin për këtë fanellë sa herë që do të zbresë në fushën e lojës.

“Kam thënë gjithmonë se dua të qëndroj këtu, por dua një projekt fitues dhe të fitoj sa më shumë tituj, për të rritur legjendën e Barcelonës. E vërteta është se nuk ka asnjë projekt. Ata mashtrojnë dhe mbyllin vrimat, ndërsa koha kalon dhe gjërat mbeten njësoj. Megjithatë unë do të vazhdoj te Barcelona dhe sjellja ime në fushë nuk do të ndryshojë”, u shpreh argjentinasi. AS raporton se Barcelona nuk do t’i përgjigjet Messit pas gjitha akuzave që drejtoi kah kryesia e klubit. Ata janë të kënaqur me faktin që Leo do të qëndrojë dhe s’do të reagojnë kundër akuzave të shumta që bëri Messi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME