
Vijon forma fantastike e Brescias dhe kjo falë edhe Emanuele Ndoj.
Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi golin e fitores, 3 me 2 përballë Cremonese. 22 vjeçari konkretizoi në gol një aksion të gjatë të vendasve, për t’i dhënë 3 pikët që e mbajnë Brescian në vendin e dytë në Seria B në kuotën e 31 pikëve.
Ky ishte goli i parë i Ndoj në këtë sezon, ndërsa ka dhënë dhe 3 asiste. Nëse kampionati mbyllej këtu, Brescia do të priste një biletë për në elitë.