Categories Sport

Ceferin: Tifozët do të kthehen në stadiume së shpejti

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, beson se tifozët do të kenë mundësi të kthehen së shpejti në stadiume për t’i përkrahur ekipet e tyre të zemrës, përkundër kaosit në të cilin është futur bota e futbollit Garat e klubeve dhe ekipeve kombëtare kanë qenë të pezulluar pothuajse kudo në botë që nga mesi i marsit për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19, transmeton Gazeta Express. Në mesin e garave të suspenduara është edhe Kampionati Evropian, që u shty nga kjo verë në verën e vitin 2021.

Ndërkohë, Bundesliga rinisi gjatë fundjavës dhe shumë liga të tjera të mëdha evropiane janë duke u përgatitur për rinisjen e ndeshjeve, të cilat megjithatë do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura. Por, presidenti i UEFA-s ka paralajmëruar se kjo gjë mund të ndryshojë së shpejti.

“Jam absolutisht i sigurt, personalisht, që futbolli i mirë e i vjetër, me tifozë në stadium, do të kthehet shumë shpejt”, ka thënë Ceferin. “Futbolli nuk ndryshoi pas Luftës së Dytë Botërore, ose pas Luftës së Parë Botërore, dhe nuk do të ndryshojë as për shkak të virusit”.

Kur u pyet se a do t’i kishte vënë një milion dollarë se Kampionati Evropian do të zhvillohet verën e ardhshme, Ceferin tha: “Po, do t’i vija bast. Nuk e kuptoj pse mund të mos zhvillohet. S’mendoj se virusi do të zgjasë përgjithmonë”. “Mendoj se situata do të ndryshojë më shpejt sesa që mendojnë shumë njerëz. Nuk më pëlqen kjo perspektivë apokaliptike që ne do të duhet të presin për valën e dytë apo të tretë, apo edhe të pestë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME