Categories Sport

Ceremoni mbresëlënëse në “Tokio 2020”

Lojërat Olimpike, “Tokio 2020” kanë bërë hapjen në një ceremoni të diktuar nga kufizimet e shumta. Pa praninë e tifozëve, me një numër tejet të reduktuar të atyre që ishin të pranishëm si shikues, ekipet olimpike kanë parakaluar në pistë, mes tyre edhe Shqipëria. Tokio mirëpret aktivitetin më të madh sportiv në botë, ku më shumë se 11,238 atletë nga 204 shtete garojnë në 33 sport dhe 50 disiplina.

Luiza Gega dhe Briken Calja, ashtu sic është bërë e ditur edhe më parë, ishin vendosur në radhë të parë duke mbajtur në duar flamurin kuqezi. Shqipëria do të marrë pjesë në këtë eveniment të radhës me nëntë sportistë: Luiza Gega, Briken Çalja, Izmir Smajlaj, Indrit Çullhaj, Erkand Qerimaj, Nikol Merizaj, Matvei Petrov, Kledi Kadiu dhe Manuela Deliaj.

GARAT E OLIMPISTËVE SHQIPTARË: Gjimnasti Matvei Petrov e ka garën e tij në kalin me doreza e ka më 24 gusht. Xhudisti i Tiranës, Indrid Çullhaj, i peshës 66 kilogram konkurron më 25 korrik, së bashku me qitësen Manuela Delilaj, e cila garën e parë në Tokio e ka në pistoletë 10 metra ajër. 27 korriku do të jetë për notarin Kledi Kadiu në 100 metra stil i lirë. Një ditë më pas, pra më 28 korrik, në pedanë në peshën 73 kilogram do të jetë Briken Calja.

30 korriku do të jetë për garën e dytë të Manuela Delilajt në pistoletë sportive 25 metra, si dhe për notaren Nikol Merizaj në 50 metra stil i lirë. 31 korrik konkurron Izmir Smajlaj në kërcim së gjati, i cili nëse kualifikohet në finale do të garojë më 2 gusht. Po më 31 korrik në pedanë në peshëngritje në peshën 81 kilogram Erkand Qerimaj dhe më 1 gusht në 3000 metra me pengesa Luiza Gega, që finalen, gjithnjë nëse do të kualifikohet, e ka më 4 gusht.

HISTORIA E OLIMPIZMIT KUQEZI: Shqipëria ka marrë pjesë për herë Lojërat Olimpike në “Munih 1972” (Gjermani). Ajo nuk morri pjesë në 20 vitet e ardhshme, më shumë për arsye politike (absurde) nga regjimi komunist. Rikthimi i vendit tonë në Lojërat Olimpike daton në vitin 1992, pas ndryshimeve demokratike në “Barcelona 1992” (Spanjë). Më pas vijon rregullisht me: “Atlanta 1996” (SHBA), “Sidnej 2000” (Australi), “Athinë 2004” (Greqi), “Pekin 2008” (Kinë), “Londër 2012” (Angli), “Rio 2016” (Brazil) dhe tani në “Tokyo 2020” (Japoni).

Në total ka 68 pjesëmarrje në nëntë Olimpiadat ((përfshirë edhe “Tokyo 2020), duke marrë pjesë në shtatë sporte të ndryshme, ku vetëm peshëngritja është përfaqësuar në të gjitha pjesëmarrjet. Rekordin e pjesëmarrjes e mban “Londër 2012” me 12 sportistë. Klodiana Shala mban dhe rekordin përsa i përket pjesëmarrjeve, me katër të tilla: “Sidnej 2000”, “Athinë 2004”, “Pekin 2008” dhe “Londër 2012”.

Nëntë sportistë (përfshirë edhe “Tokyo 2020) kanë marrë pjesë nga dy herë: qitëset Enkelejda Shehu dhe Diana Mata; peshëngritësit Ilirjan Suli e Gerti Trasha, notarët Rovena Marku, Sidni Hoxha dhe Nikol Merizaj, mundësi Sahit Prizreni, hedhësi i çekiçit Dorian Çollaku, atletja Luiza Gega dhe atleti i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj. Deri tani nuk kemi mundur të fitojmë asnjë medalje,teksa vendin më të mirë e ka zënë peshëngritësi Ilirjan Suli, i 5-ti në “Sidnej 2000”, në Australi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME