Categories Sport

Champions League/ Finalja e madhe sonte në Lisbonë

Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e madhe e Champions League. Në Lisbonë të Portugalisë, Bayern Munchen dhe PSG do të përballen për trofeun më të rëndësishëm të futbollit për klube.

Nga njëra anë sulmi i shpejtë i PSG me Mbappe, Neymar dhe Di Maria kurse nga ana tjetër “furia” bavareze me një mbrojtje e mesfushë të blinduar dhe më një Lewandowski në krye që nuk fal. Ndërkohë sot më në fund Champions League do të përfundojë pas një zgjatje prej 425 ditësh. Në mars kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube u ndërpre për më shumë se 3 muaj dhe kjo ndoshta do të jetë zgjatja më e madhe në historinë e saj.

Ekipi gjerman vjen si favorit pas fitoreve të thella në këtë kompeticion, ku bie në sy edhe fitorja 8-2 ndaj Barcelonës. Nëse do të fitojë sot, klubi legjendar do të arrijë suksesin numër 6 në histori në Kupën e Evropës. Ndërkohë, PSG mund të shkruajë historinë nëse triumfon sot, pasi për klubin francez do të ishte hera e parë në histori që ngre Champions League. Gjithashtu, është hera e parë për ta që arrijnë në një finale të këtij kompeticioni.

“Jam shumë i lumtur. Nuk do të bëjmë asgjë speciale në këtë takim sepse vetë kjo ndeshje dhe ajo që përfaqëson është tashmë speciale”, u shpreh përpara ndeshjes trajneri i PSG-së, Tuchel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME