Sport

Chelseas i ikën fitorja në sekondat e fundit, përfiton Juventus dhe merr kreun e grupit në Champions

Juventus është me fat. Bardhezinjve i mjaftonin shumë gola për vendin e parë ndaj Malmo në Torino për vendin e parë, por e morën këtë pozicion me vetëm 1-0. Kjo pasi Chelsea u ndal në fund në Rusi ndaj Zenit 3-3.

Bardhezinjtë kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 18-të me Kean. Në formacionin titullar të bardhezinjve është edhe Koni de Winter, i cili është bërë lojtari më i ri (19 vjeç e 179 ditë) në historinë e Juventus që luan nga minuta e parë në një ndeshje të Champions. Pjesa e dytë nuk pati me gola.

Vetëm 2 minuta kanë mjaftuar për kampionët e Europës që të kalojnë në avantazh. Ka qenë Werner që ka realizuar për skuadrën e Tuchel. Goli i shënuar pas 1 minute e 23 sekondash është më i shpejti për Chelsea-n në Champions League.

Zenit ka barazuar ndeshjen në minutën e 38-të me Claudinho-n. Katër minuta më mbrapa, rusët kanë përmbysur gjithçka me Amoun. Pjesa e parë përfundoi me fitoren e rusëve, të cilët shpresuan në të dytën, por nuk ia dolën për triumfin, thjesht barazuan.

Lukaku në minutën e 62-të shënon golin e avantazhit dhe barazon shifrat për anglezët. Më në fund, shtatlarti belg theu mallkimin e golit. Werner në 85’ shënoi golin e dytë personal (dha edhe asisitin e golit të dytë) dhe përmbysi shifrat në 2-3. Por kur Chelsea mendoi se mori vendin e parë, Erokhin barazoi në 94’ në 3-3.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close