fbpx
Sport

Çmimi ‘Golden Boy’ shkon për Haaland, Fati i dyti

Haaland e ka fituar çmimin ‘Golden Boy’ si lojtari i ri më i mirë në botë. Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland, ka nisur koleksionimin e çmimeve, për të cilin parashikohet një e ardhme e ndritur.

Ai zyrtarisht ka fituar çmimin ‘Golden Boy’, si lojtari i ri më i mirë aktualisht në botë, duke mposhtur Ansu Fatin e Barcelonës, që u rendit i dyti dhe Daviesin e Bayern Munich, që u ngjit në podium si i treti. Rodrygo dhe Vinicius të Realit gjithashtu ishin në garë për këtë çmim, por ata mbetën shumë prapa.

Çmimi ‘Golden Boy’ dhurohet nga gazeta Tuttosport, pas një procesi intensiv votimi. Në tri vitet e fundit, këtë çmim e kanë fituar lojtarë si Kylian Mbappe (2017), Matthijs de Ligt (2018) dhe Joao Felix (2019).

Haaland pati një sezon fantastik në vitin e parë në Bundesliga, derisa e ka nisur furishëm edhe edicionin e dytë. Djali i ish-sulmuesit të Leeds United, Alf-Inge Haaland, ka realizuar 11 gola në 11 ndeshje për Borussia Dortmund këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button