Covid-19Sport

COVID-19 anulon Shqipëri-Gjibraltar, FSHF zyrtarizon vëllazërore me Kosovën

Shqipëri-Kosovë, kjo është miqësorja që FSHF ka njoftuar se do të luhet më 11 nëntor, në “Elbasan Arena. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se anulohet miqësorja me Gjibraltarin dhe kuqezinjtë ndeshen me dardanët e drejtuar nga Bernard Challandes.

Shqipëria e Kosova janë përballur edhe në fund të majit të vitit 2018, kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Christian Panucci. Dardanët fituan me rezultatin 3-0,me gola të Arbër Zenelit (2) dhe Edon Zhegrovës. Fundi i ndeshjes solli edhe polemika, për shkak të një fotoje ku lojtarët e Kosovës shfaqeshin duke festuar në dhomat e zhveshjes.

NJOFTIMI I FSHF – “Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me Gjibraltarin.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se miqësorja me Gjibraltarin është anuluar për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në ora 17:00.

Pas takimit me Kosovën në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi”, njofton FSHF. /abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close