fbpx
Sport

Covid-19 i jep një shans të dytë, nga Kane tek Zaniolo e Sane, jo të gjithë e pritën keq shtyrjen e “Euro2020”

Vendimi i UEFA-s për të shtyrë “Euro2020” në 2021 ka ardhur si një bekim për disa lojtarë të cilët e kishin thuajse të pamundur të ishin prezent si pasojë e dëmtimeve. Shtyrja e të gjithë kompeticioneve, çka solli rrjedhimisht edhe shtyrjen e “Euro2020”, i jep më shumë kohë disa lojtarëve të rikuperohen, jo vetëm për të qenë pjesë e europianit por disa prej tyre mund të jenë të disponueshëm në fundit e sezonit, atëherë kur do të luhen objektivat më të rëndësishëm.

Harry Kane Premier League Tottenham 121hn6m3pwleb1owsy3hnmixh0

Nga Harry Kane dhe deri tek Zaniolo, të shumë ishin ata që kishin humbur shprehet për të qenë pjesë e “Euro2020”. Nicolo Zaniolo, kishte këputur ligamentet e gjurit, në rastin më të mirë parashikohej të kthej në fund të majit. Merih Demiral, të njëjtin dëmtim si Zaniolo, nuk kishte asnjë shans të ishte në europian. Harry Kane, kapiteni i Anglisë, në janar u operua në kofshë, ishte thuajse e pamundur të ishte në formë në fillim të qershorit.

Marco Asensio, Spanjë, këputje të ligamenteve të gjurit, rikthimi ishte parashikuar në fund të marsit, por do ishte shumë e vështirë të grumbulloj për në “Euro2020”. Eden Hazard, Depay, Ousmane Dembele, Sissoko dhe Sane, janë disa yje të tjerë që do të kenë më shumë kohë për të qenë në dispozicion të ekipeve respektive dhe të gatshëm për “Euro2021”. (BalkanWeb)

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button