Sport

CR7 vs Messi edhe në Arabi, Al Hilal e do “pleshtin”

Dueli mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit mund të vazhdojë edhe në Arabinë Saudite. Siç raporton e përditshmja arabe, “Al-Khaleej”, Al Hilal ia ka bërë një ofertë me një kontratë stratosferike kampionit të freskët të botës, vetëm për ta bindur “pleshtin” që t’i bashkohet “CR7” në Arabinë Saudite. Me shpresën që Messi do ta ndërrojë mendjen, pak ditë pasi rivali kryesor, Al-Nassr e zyrtarizoi blerjen e Ronaldos, Al Hilal i ka vendosur tashmë në shitje fanellat e tyre me numrin 10 dhe me mbishkrimin Messi.

Mbetet të shihet nëse gjatë verës, shtatë herë fituesi i Topit të Artë do t’i bashkohet rivalit të përbetuar, Ronaldo, në ligën arabe. Njëjtë si pesë herë fituesi i Topit të Artë, edhe Messi mund të paguhet deri në 200 milionë dollarë në vit nëse vendos të shkojë në Al Hilal.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close