fbpx
Sport

Daja: Dominuam pjesën e parë, nuk më pëlqeu diçka tek arbitri

Partizani dhe Laçi luftuan fort mes tyre, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë. Takimi i luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 0-0, sfidë rreth së cilës flet për Supersport Ilir Daja, trajneri i “Demave të Kuq”.

Mungesat janë të rëndësishme, por bëmë një pjesë të parë goxha të mirë, kundër një kundërshtari që është një nga ekipet pretendente. Kemi dorëzuar në disa momente lojën në pjesën e dytë, kjo edhe prej ndërrimit të detyruar të Brojës. Largimi i tij na prishi ekuilibrat.

Kjo bëri që na ra edhe forca edhe manovra, i lamë në pjesën më të madhe territorin kundërshtarit. Lucas Cardoso ishte me probleme nga seanca e djeshme, u fut në fushë nga një dëmtim që nuk mund të vazhdonte më gjatë, ku është shkaku pse vonuam ndërrimin.

Solomon është sulmues i parë, por e kemi përdorur si sulmues anësor për shkak të mungesave. Prisnim që Cardoso të kërkonte ndërrimin nga momenti në moment. Nuk është se nuk kemi besim te Cara, ai mund ta nisë edhe si titullar.

Arbitri? Ai ndikoi në uljen e ritmit, shpeshherë vononte nisjen e aksioneve tona. Kjo ishte, por jo ndonjë gjë shumë e madhe. Pjesa e parë ishte e gjitha në gjysmëfushën e Laçit, nuk mbaj mend që ta në kenë rrezikuar në portën tonë.

Kalimi i Solomon nga krahu i majtë, ndikonte që të mos futej me shpejtësi në shtyllën e dytë. Nuk është rol i tij, kjo ndikoi që të bënte gjëra që nuk i kishim kërkuar. I kishim kërkuar që të merrte sa më shumë thellësinë dhe të ishte sa më afër portës.

Mungesa e goditjeve në portë? Është mungesë e marrjes së përgjegjësive nga lojtarët, pasi ndeshjet zgjidhen edhe me goditje, sidomos kur Laçi po mbrohej mirë në pjesën e parë. Nuk e dominuam gjithë lojën, kolegu ka mendimin e vet. Pjesën e parë e dominuam ne, ndërsa të dytën, jo totalisht, por në pjesën më të madhe e dominoi Laçi“, deklaron Daja. /abcnews.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button