Categories Sport

Daja: Tiranën e kemi mundur dy herë, derbi nuk vendos titullin

Derbi i fundit sezonal premton spektakël, të dy ekipet, Partizani dhe Tirana zbresin në fushë për të fituar. Me 5 pikë më shumë dhe tre kate më larg se bardheblutë në tabelë, të kuqtë vijnë në këtë derbi si favoritë.

Në letër kjo është një nga katër finalet për kryeqytetasit, një ndeshje që vlen tre pikë por si çdo derbi të jep një dozë më të madhe në nivelin psikologjik. Ilir Daja kërkon të largoj presion nga ekipi i tij duke theksuar se dinë se si mposhtet Tirana, fundja e kanë bërë edhe dy herë të tjera gjatë këtij sezoni:

Barazimi ndaj Skënderbeut- Mendova se do ishte një pyetje tjetër, pasi sa herë që luajmë me ekipet rivale, na thonë që kemi dalë barazim. Kemi humbur dy pikë në Korçë, por e pamë të gjithë që loja ishte në gjysmëfushën kundërshtare.

Futbolli i ka këto dhe nuk ka ndonjë ndikim të madh. Edhe nëse fitonim nuk do kishte ndonjë shkëputje në krye.

Edhe nëse do kishim një rezultat negativ, derbi është një ndeshej e rëndësishëm dhe më e rëndësishmja e kampionatit. Kemi në anën tonë lojën dhe do vazhdojmë kështu edhe ndeshjet e fundit.

Tirana– Ka një bonus psikologjik fitorja në derbi. Presioni është te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri-tjetrierim, në këto momente që jemi, pritshmëritë do të jenë të mëdha.

Rivaliteti është maksimal. Jemi më lart se kundërshtari në përmallje direkte, duhet të motivohemi njësoj si në derbit e tjerë.

Të menaxhojmë motivimin, që të mos ndikojë në lojë. Nuk e besoj se është udhëkryq, është një bonus i madh fitorja në derbi. Nëse shikojmë përballjet, edhe të tjerët kanë përballje direkte. Besoj që nuk do të jetë vendimtar vetëm tre pikët në derbi, por çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi. Nëse marrim 3 pikët tona, nuk na interesojnë më kundërshtarët.

Qëndrueshmëria– Ky kampionat ka qenë i paparashikueshëm, për vonesën, pandeminë. Në fund të fundit lojtarët janë gjithashtu njerëz dhe i ndjejnë këto. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por ka ndikuar në të gjithë botën.

Në këtë situatë ndikon edhe mungesa e tifozëve, Nëse do kishin lojtarët mbështetjen e tifozëve, do të ishin më të motivuar. Suporti është një motiv i madh.

Presioni te Partizani- Tirana është ekipi kampion në fuqi dhe kanë startuar si pretendentë dhe pritshmëritë kanë qenë më të mëdha. Ne me problemet që kemi pasur, gjatë gjithë kohës kërkonim të merrnim maksimumin. Kemi ndryshuar kahet. Nuk mendoj se presioni më i madh është te ne, derbi ka presionin e tij.

Trajnerët e kanë më të lehtë motivimin, por duhet menaxhim më i mirë. Në këtë prizëm kemi punuar me lojtarët. Në derbi janë në maksimumin e motivimit lojtarët.

Repartet- Loja kolektive është e mira në futboll. Ekipi bën bllok edhe në mbrojtje edhe ne sulm.

Ekipi që ka më shumë lojë kolektive do ketë më shumë mundësi për fitore. Ne kemi punuar dhe kemi qenë mirë në këto faza të lojës dhe besojmë shumë te fitorja.

Tensioni për pagesat- Një pjesë e vonesës ishte tekniko-taktike, pasi para derbit punohet për çdo gjë. Për pjesën tjetër nuk është diçka alarmante, për këtë mund të flasë drejtori, pasi më mirë se ai nuk mund të them unë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME