Categories Sport

Dalin pamjet e pafalshme të Neymar/ Kur po zhvillohej funerali i Pele, ai harbohej në lokalet e natës

Në ditën e zisë dhe funeralit të Peles, Neymar këndoi në një festë në një klub nate. Mungesa e futbollistit brazilian në ceremoninë e nderimeve të fundit për “O Rey”, ikonës së futbollit botëror dhe atij brazilian, bëri shumë bujë. Zhurma e kritikave shoqëroi zgjedhjen për të mos qenë fizikisht i pranishëm në Santos, duke lënë të atin të shkonte atje në emër të tij.

“Ai është shumë i pikëlluar, – pranoi babai. – Djali im më kërkoi të isha këtu në vendin e tij për t’i dhënë mbështetje familjes së Peles. Ne e dimë se sa keq është të humbasësh dikë. Nuk humbëm vetëm sportistin, por edhe personin”.

Nuk kishte “veto” nga Paris Saint-Germain. Po të kishte dashur, askush nuk do ta pengonte të hipte në fluturim dhe të mbërrinte atje për të bërë homazhe ndaj kampionit që vdiq në moshën 82-vjeçare nga komplikimet e shkaktuara nga një tumor. “Për karnavalet ia doli të çlirohej…”, – është kuptimi i komenteve më të ashpra ndaj tij.

Por ai ka shokë me vete, sepse opinioni publik nuk ka kursyer edhe Kakà apo fenomenin Ronaldo, mungesa e të cilëve në funeral është pjesë e polemikave. Gjithçka ka për bazë mungesën e respektit për një legjendë të futbollit brazilian.

“O Ney”, i cili shpërtheu pikërisht në klubin Paulista, duke mbajtur “10”, që qëndroi gjithashtu mbi supet e “Perlës së Zezë”, ishte një nga të parët që shkroi një mesazh kushtuar Peles: “Para teje, 10 ishte vetëm një numër dhe futbolli ishte thjesht një sport”.

Njerëzit prisnin ta shihnin atë duke hyrë në “Vila Belmiro” nga një portë private për të përshëndetur dhe nderuar mbretin e futbollit, por u zhgënjyen. Një ndjenjë që u kthye në hidhërim të thellë kur “tam tam” i rrjeteve sociale bëri që imazhet e futbollistit të kërcejnë nga njëri skaj në tjetrin.

Pikërisht në ato orë kur në Santos po binte velloja e lotëve dhe trishtimit, ai performoi në një klub gjatë një feste së bashku me këngëtaren Ana Aoas (e cila ka publikuar videon në rrjetet sociale) dhe Carol Cabrino, gruaja e Marquinhos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME