Categories Sport

Dështim i rëndë nga Shqipëria U19, “brezi i artë” kapitullon përballë Greqisë

Shqipëria U19 i ka nisur si mos më keq këto kualifikuese për Europianin e kësaj grupmoshe teksa janë mposhtur në turneun që po zhvillohet në Belgjikë, nga Greqia me rezultatin 5-1. Kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede kishin krijuar një pritshmëri të madhe për këto eliminatore duke qenë se në radhët e tyre ishin bashkuar edhe elementë të ekipit Shpresa si Bullari, Broja apo edhe Ndrecka. Teksa mendohej se kualifikimi për në raundin elitë ishte i realizueshëm. Por, këto shpresa kanë marrë një goditje të fortë në përballjen ndaj Greqisë. Rezistenca e kuqezinjve zgjati deri në minutën e 13 të pjesës së parë, kur Greqia mori avantazhin me Tzimas. Edhe pse Shqipëria provoi, në pjesën e parë shifrat nuk ndryshuan. Ndërkohë, fraksioni i dytë ishte i dobët nga kuqezinjtë të cilët pavarësisht se shënuan, pësuan edhe katër herë të tjera. Kështu, në minutën e 59, Vaxhianidhis dyfishoi shifrat. Ndryshimet e Dedes nga stoli, teksa në lojë u aktivizuan Dobra, Çuni, Ibrahimi dhe Mero, nuk penguan rivalët të vazhdonin serinë e golave. I radhës erdhi në minutën e 72 nga Vrukas. Ndërkohë, pas tre minutave, Dobra shkurtoi shifrat me realizimin e tij. Por, kjo duket se rimobilizoi sërish Greqinë, e cila realizoi edhe dy herë të tjera brenda tre minutave me Liavas dhe Athanasakopolus. Një kapitullim pa kushte i të besuarve të Dedes, ndërsa tashmë vëmendja shkon te ndeshja e radhës ndaj organizatorëve të Belgjikës më datë 16 nëntor. Sakaq, ndeshja e fundit në grup është ajo me Islandën, e parashikuar të zhvillohet në datën 19 nëntor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME