
Sërish dhunë në futbollin shqiptar, kësaj radhe në Kategorinë e Dytë. Vendimi për një penallti të arbitrit Anxhi Lushi çoi në një konfrontim fizik mes tij dhe presidentit të ekipit vendas, Gramshit, që po ndeshej kundër Valbonës.
Presidenti 24-vjeçar i Gramshit arriti madje të godiste me grusht arbitrin, ndërkohë që policia ka deklaruar se po ndjek penalisht atësi dhe të atin e tij, pas këtij episodi të turpshëm, i radhës në futbollin vendas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.