Categories Sport

Dilemës së qëndrimit të Mbappes në PSG po i vjen fundi

Real Madridi ende po insiston për ta transferuar sulmuesin francez Saga e transferit të Kylian Mbappe është duke ju afruar fundit derisa tensioni është më i lartë së kurrë. Me arritjen e Lionel Messi në Paris Saint-Germain, skuadra franceze tani duhet të lirojë fonde nga pagat e disa lojtarëve në klub dhe 22 vjeçari ende mbetet një synim i Real Madridit. Gazeta italiane La Gazzetta dello Sport raportoi të enjten që Mbappe, i cili u fishkëllye nga tifozët e PSG gjatë prezantimit të skuadrës para sezonit të ri, do ta thyejë heshtjen e tij dhe do të flet për të ardhmen të hënën.

Real Madridi është gati për ta transferuar lojtarin, e cila gjë nuk do të thotë se ata do ta marrin pasi që Florentino Perez do t’i duhet ta përdorë tërë fuqinë e tij që ta bind skuadrën parisiane që ta lejojë yllin e tyre të rio. Situata e tanishme e Mbappes.

1) Mbappe nuk dëshiron që të nënshkruajë kontratë të re

Mbappe nuk ka folur publikisht për këtë, por presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi dhe trajneri Mauricio Pochettino e kanë bërë të qartë se ai nuk ka treguar shenja se do ta zgjat kontratën e tij, e cila skadon më 30 qershor 2022. Klubi i ka ofruar gjashtë vite kontratë dhe pagë të njëjtë me Neymar, por Mbappe e ka refuzuar. Ai e di që mbetet synim kryesor i Real Madridit dhe preferon që të largohet për në Spanjë këtë verë. Për momentin, PSG nuk dëshiron që ai të largohet, edhe pse brenda klubit ka sugjerimi që do të ishte më mirë të shitet këtë verë pasi që pas 12 muajve do ta humbasin atë pa para.

2) Presion maksimum të lojtari Presioni nga PSG te Mbappe është i madh, derisa ata vazhdojnë që t’i ofrojnë atij kontrata atraktive në tavolinë.

Lojtarët e PSG-së po ashtu janë duke bërë gjithçka që ta bindin atë të qendrojë, me Neymar që ka punuar po ashtu që ta mbajë atë në Paris, derisa prurjet e reja, Sergio Ramos dhe Messi i kanë thënë atij që ata dëshirojnë që ai të jetë pjesë e skuadrës së tyre. Fishkëllimat dhe brohoritmat nga tifozët e klubit janë po ashtu një shije se çfarë sezoni e pret atë nëse nuk nënshkruan kontratë të re, derisa thuhet se ai do të jetë në bankë për një kohë në mënyrë që të hiqet presioni nga ai.

3) Real Madrid do ta bëjë një ofertë

Real Madrid janë duke e pritur momentin e duhur për ta bërë ofertën për Mbappen këtë erë. Ata besojnë që janë gati për ta bërë një ofertë dhe kanë para që të bëjnë një ofertë të duhur. Los Blancos por presin që tension të jenë më të larta në mes të lojtarit dhe PSG-së dhe mandej ta bëjnë lëvizjen e tyre. Oferta do të jetë miqësore, por skuadra franceze është e vetëdijshme se një klub – si Real Madridi – janë të gatshëm të paguajnë një shumë të konsiderueshme parash për një lojtar të cilit do t’i skadon kontrata brenda vitit.

14 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe do të shohim nëse Real Madridi do ta bëjë hapin e madh dhe do ta sjellë në Spanjë njërin prej futbollistëve më të talentuar në botë. Nëse ata do të mund ta sjellin Mbappen që në këtë verë, do ta bëjnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME