Sport

Ditë e errët për futbollin francez, gjendet i pajetë ish-portieri i PSG

Futbolli francez u zgjua sot me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshë të re të ish-portieri të PSG, Christophe Revault. 49-vjeçari, i cili së fundmi ishte trajner i Le Havre në Francë, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së tij që vjen në një moment krejt të papritur dhe e bën edhe më të dhimbshme këtë humbje, teksa hetimet për të zgjidhur këtë ngjarje vazhdojnë. Revault u rrit në akademinë e Le Havre dhe qëndroi atje në periudhën 1992-97.

Më pas PSG e pikasi dhe e bleu për 2 milionë euro, por aventura në kryeqytet për Revault vazhdoi vetëm një sezon, për të kaluar më pas te Toulouse, ku luajti për plot 6 sezone. Më pas u kthye te Le Havre për të mbyllur karrierën dhe fitoi Ligue 2 në vitin 2008

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: