Sport

“Dorëzohet” Interi, Skriniar arrin në Paris për shifrën e 65 milionë €, mungon vetëm zyrtarizimi

Gjithçka duket se tashmë ka marrë fund. “Telenovela” Milan Skriniar po përjeton episodet e fundit, pasi marrëveshja mes Inter dhe PSG është arritur.

Sipas “L’Equipe” brenda 72 orëve transferimi do të marrë formë zyrtare, pasi takimi i djeshëm në Milano ka qenë vendimtarë mes palëve.

Nga ky operacion zikaltrit do të mbushin arkat, pasi parizienëve Skriniar u ka kushtuar plot 60 milionë euro plus 5 të tjera bonus.

Skriniar ka preferuar të vazhdojë karrierën në Paris dhe jo në Londër te Chelsea. Brenda 72 orësh klubi parisien do të njoftojë blerjen e mbrojtësit zikaltër.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close