Borussia Dortmund kërkon një përgjigje nga Erling Haaland për të ardhmen e tij, që të marrë masat më pas. Verdhezinjtë i ka ofruar një kontratë të re me 16 milionë euro pagë. Haaland tani duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë. Dortmund, sipas asaj që shkruan gazetari i Bild, Christian Falk, pret një përgjigje nga norvegjezi deri në fund të muajit shkurt. Haaland në verë mund të largohet nga gjermanët përmes klauzolës 75 milionë euro dhe janë disa klube që interesohen për shërbimet e tij.
Categories
Sport