Shefi i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl pret që sulmuesi Erling Haaland të jetë pjesë e skuadrës për edicionin 2021/22. 20-vjeçari është bërë një ndër lojtarët me të kërkuar te Dortmund, pasi shënoi 27 gola në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion. Klubet e mëdha, si Manchester City, United dhe Real Madrid janë duke e vëzhguar norvegjezin, por Kehl pret që sulmuesi të mos largohet në verë.
“Presim që ai të qëndrojë edhe pas verës dhe të bëhet lojtar edhe më i mirë me ne”, tha ai. Chelsea ishte favorit për të nënshkruar me Haaland, mirëpo lojtari nuk i intereson klubi londinez. Ndërkohë, në verën e vitit 2022, klubet kanë të drejtë që ta aktivizojnë klauzolën e lirimit të Haaland për 75 milionë euro.