Sport

Duka: Morëm 6 fitore, u dha mundësi të rinjve, humbjet me Anglinë dhe Poloninë sollën zhgënjim…

Pas ndeshjes dhe fitores 1-0 ndaj Andorrës, e cila ishte edhe ndeshja e fundit e kuqezinjve në grupin “I” për kualifikueset e botërorit të “Katar 2022”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka në faqen e tij në Facebook, ka bërë një sintezë të rrugëtimit të Kombëtares sonë në këtë aktivitet, duke vlerësuar arritjet:

“Mbyllëm sot eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, pas nje fitore të mundishme, por shumë të rëndësishme, ndaj Andorrës në Tiranë.

Përfunduam një rrugëtim përgjithësisht pozitiv ku si asnjëherë në histori siguruam 18 pikë. Morëm 6 fitore, rinovuam skuadrëm, ju dha hapësirë elementëve të rinj dhe sot kemi një skuadër me një moshë mesatare ndër më të rejat. Jemi gjithashtu koshient se paraqitja me Anglinë ishte shumë larg asaj që ne pretendojmë nga kjo skuadër, apo humbjet me Poloninë sollën zhgënjim të madh, por është koha të shikojmë me besim përpara.

Kemi hedhur baza të forta, kjo skuadër duhet mbështetur. Me punë, ashtu siç kemi treguar gjithmonë, ne do t’i arrijmë objektivat tonë, ato për të qënë protagonist në futbollin europian dhe për të çuar Shqipërinë në Euro2024”, – ka shkruar presidenti Duka.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: