fbpx
Sport

Dy titullarët “lajnë duart” me Kukësin, nuk rinovojnë kontratën

Pas trajnerit Orges Shehi, Kukësit i japin lamtumirën zyrtarisht edhe dy futbollistëve, sulmuesit Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësit Gëzim Krasniqi. Lamtumira e Shkurtaj dihej prej kohësh pasi ishte vetë bomberi që nuk rinovoi kontratën me verilindorët ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë larguar edhe qëndërmbrojtësin Krasniqi i cili ashtu si Shkurtaj duhet të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën.

Mbetet për t’u parë nëse e ardhmja e Krasinqit dhe e Shkurtajt do të jetë në Shqipëri apo në një kampionat tjetër. Vasil Shkurtaj në një sezon e gjysmë me Kukësin mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, arriti të shënonte 32 gola në total duke fituar dhe 1 trofe.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button