Sport

Dygolësh dhe asist, Cikalleshi i papërmbajtshëm në radhët e Konyasporit

Shpërthen Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pjesë e Konyasporit në Superligën e Turqisë, realizoi dy gola dhe dha asist në fitoren e thellë 5-1 kundër Karagumruk.

Futbollisti kavajas e gjeti fillimisht rrjetën në minutën e 61-të, për golin e 2-1 (më në pjesën e parë kishin shënuar Lens për miqtë dhe Calik për vendësit), ndërsa tri minuta më vonë shërbeu për Bytyqin, shqiptar me pasaportë norvegjeze, që i çoi shifrat në 3-1. Cikalleshi sigloi të dyti personal në minutën e 85-të, para se Shengelia të mbyllte përfundimisht llogaritë me golin e 5-1.

8 gola për Sokol Cikalleshin në këtë sezon me Konyasporin, shifra këto që tregojnë potencialin e 30-vjeçarit, i cili është kthyer në pikë referimi edhe në përfaqësuesen kuqezi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: