Sport

E ardhmja e Ronaldos, flitet shitja 30 milionë euro në PSG, ose shkëmbimi me Icardin

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë një mister. Nuk dihet nëse është akoma në Juventus, dhe se çfarë do bëjë me mundësitë që ka në PSG dhe Man United.

Mediat spanjolle shkruajnë se agjenti i portugezit ka nisur kontaktet e para me përfaqësues të PSG. CR7 shihet nga presidenti Al-Khelaifi si opsioni i parë nëse Kylian Mbappe largohet drejt Real Madrid.

Në aspektin ekonomik transferimi i Ronaldos në Paris nuk do të ishte një problem, si portugezi ashtu edhe klubi francez kanë një sponsor të përbashkët, Nike.

Mediat spanjolle shkruajnë më tej se Ronaldo e ka të vendosur largimin nga Juventus edhe pse asgjë nuk është zyrtarizuar. Juve kërkon për kartonin e Ronaldos një shumë modeste, 25-30 milionë euro, ose janë të gatshëm të negociojnë me PSG për një shkëmbim ndërmjet tij dhe Mauro Icardi, një preference e vjetër e Allegrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: