Sport

E grabitën në shtëpi, rrëfehet ish-mesfushori i Juventusit

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ishte prezent gjatë një grabitje që ndodhi në shtëpinë e tij disa javë më parë. 33-vjeçari u grabit nga disa burra të armatosur.Mesfushori u tërhoq nga futbolli i luajtur këtë verë pas një aventure një vjeçare me klubin rus, Zenit. Marchisio luajti për shumicën e karrierës së tij me ekipin e Juventusit, ku fitoi trofe të shumtë dhe zemrat e të gjithë tifozëve.Në një intervistë, ai ka folur për grabitjen dhe ndikimin që ka pasur tek ai, si dhe gruan e tij. Për më tepër, ai deklaroi se ishte i lumtur që fëmijët e tij nuk ishin në shtëpi në kohën e incidentit.“Ata më bënë shumë pyetje, nëse kisha frikë apo gjëra të tilla.

Unë nuk mund të përshkruaja frikën që kisha, e vetmja gjë për të cilën unë mendova ishin fëmijët e mi dhe isha shumë i lumtur që ata nuk ishin në shtëpi.Ishte e vështirë për mua dhe gruan time. Kur jeni në atë moment, ju kaloni orë të tëra duke menduar për çdo skenar të mundshëm, çfarë ndodhi, si ndodhi, është e vërtetë apo fantazi? Policia ende po heton për këtë çështje, por për mua personalisht, jam i lumtur që gjithçka është lënë pas pa dëmtime”, përfundoi mesfushori./abcnews.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button