Sport

E kemi detyrim për të fituar, Do japim gjithçka në fushë

Në prag të ndeshjet kualifikuese të Europianit të U-21 ndaj Kosovës, në konferencën për shtyp doli mbrojtësi i kombëtares U-21, Leonardo Maloku.

Lojtari i cili aktivizohet në Spanjë te San Roque Lepe theksoi:

“Atmosfera në skuadrën e shpresave është shumë e mirë, kushtet janë optimale. Jemi të gjithë gati për përballjen e radhës ndaj Kosovës U-21, jemi të përqëndruar tek udhëzimet e trajnerit Bushi. Së bashku me shookët e skuadrës do mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Kosovës. Ne si çdo ndeshje do të mundohemi të fitojmë edhe ndaj Kosovës do të luftojmë për të fituar. Për ne si futbollistë çdo ndeshje është detyrim për tu fituar dhe këtë duhet të bëjmë,”-përfundoi Maloku.

Takimi mes Shqipërisë U-21 dhe Kosovës U-21 është i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2021 për këtë grupmoshë. Dy kombëtaret bëjnë pjesë në grupin 3 së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën.
Dueli do të luhet mbrëmjen e 15 tetorit në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 19:00. Aktualisht, kuqezinjtë mbajnë vendin e 5-të në grup me 2 pikë, katër më pak se Kosova e vendit të tretë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button