Sport

E mundi Poirier, McGregor bëhet meme virale në rrjetet sociale

Mëngjesin e sotëm në Abu Dhabi, Dustin Poirier shkatërroi McGregor, duke e mundur me KO që në raundin e dytë të ndeshjes. Irlandezi iu dorëzua amerikanit pas një serie grushtesh të njëpasnjëshëm, duke rënë në tokë dhe detyruar gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen.

Me këtë fitore Poirier fiton shumë pikë dhe merr revanshin ndaj McGregor, i cili e kishte mundur në vitin 2014. Tashmë është radha e McGregor për të ndjerë shijen e humbjes, që në fakt rrjetet sociale ia bëjnë shumë më të vështirë.

Pas betejës me Poirier fotoja e McGregor në tokë është bërë virale në rrjetet sociale dhe tifozët e UFC  e kanë “zhvendosur” irlandezin në pozicione të ndryshme, teksa memet me senatorin amerikan Bernie Sanders janë ato që lënë më shumë mbresa.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close