Categories Sport

E tërhoqën zvarrë dhe i kërkuan 13 milionë euro/ Arrestohet vëllai i Pogba

Mathias Pogba është akuzuar dhe arrestuar i akuzuar për shtantazhimin e vëllait të tij Paul, mesfushorit të Francës dhe Juventusit.

Katër persona të tjerë janë vënë gjithashtu nën hetim zyrtar për zhvatje, thanë burime për agjencitë e lajmeve Reuters dhe Agence France-Presse.

Avokati i Mathias Pogba, Yassine Bouzrou, tha se klienti i tij është i pafajshëm.

“Ne e kundërshtojmë akuzat”, tha ai për mediat.

32 vjeçari Mathias Pogba publikoi një video në internet muajin e kaluar ku premtonte “zbulime” për mesfushorin 29-vjeçar të Juventusit.

Mathias Pogba tha se informacionet do jenë “shpërthyese”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“S’janë gjë tjetër përveçse kërcënime dhe përpjekje për zhvatje nga një bandë e organizuar kundër Paul Pogba”, u tha në një deklaratë. “Organet kompetente në Itali dhe Francë janë informuar një muaj më parë dhe nuk do të ketë komente të mëtejshme”.

Në videot e tij, Matthias Pogba tha se “E gjithë bota, si dhe tifozët e vëllait tim, dhe aq më tepër ekipi francez dhe Juventusi, bashkëlojtarët e vëllait tim dhe sponsorët e tij meritojnë të dinë disa gjëra”.

Ai tha se zbulimet do të përfshijnë edhe agjenten e Pogba, Rafaela Pimenta.

Prokurorët francezë hapën një hetim gjyqësor në fillim të këtij muaji pasi ish-lojtari i Manchester United, Paul tha se ai ishte kërcënuar dhe zhvatur nga një bandë e organizuar.

Ai ngriti padi më 16 korrik duke pretenduar se ishte objektivi i një komploti shantazhi prej 13 milionë eurosh.

Futbollisti deklaroi se një bandë e tërhoqi zvarrë në një apartament në Paris në mars dhe i kërkuan 13 milion euro teksa e kërcënuan me armë.

29-vjeçari tha se ata donin paratë për “shërbimet mbrojtëse” përgjatë 13 viteve, përfshirë edhe kohën kur ishte në Manchester.

Pogba pretendon se dy personat e armatosur i thanë se e “mbrojtën atë në mënyrë diskrete” gjatë një periudhe që zgjati më shumë se një dekadë, duke përfshirë gjatë kohën kur luajti në Manchester United, që përfundoi në fillim të këtij viti.

Një burim tha për gazetën Franceinfo se ‘vëllai i madh dhe miqtë e fëmijërisë’ të Pogba janë të dyshuar.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018, Pogba u transferua te Juventusi si transferim i lirë këtë verë pasi u largua nga Manchester United.

“Donte t’i bënte magji Kylian Mbappe”

Pogda u ka paguar 100.000 euro shantazhuesve të tij. Media franceze RMC raportoi se futbollisti pagoi rreth 100.000 euro në një përpjekje për të kursyer kohë dhe për t’i kënaqur kërcënuesit, por përpjekjet e tij bënë që shantazhuesit t’i kërkonin përsëri 13 milion euro.

Vëllai i tij, Mathias përfundoi videon e tij duke iu referuar Kylian Mbappe, duke deklaruar se ka ‘gjëra të rëndësishme’ për të thënë për 23-vjeçarin.

“Do t’ju them gjëra shumë të rëndësishme për të dhe do të ketë elementë dhe shumë dëshmi për të konfirmuar fjalët e mia”, tha Pogba për Mbappe. “Gjithçka mund të jetë shpërthyese dhe do të bëjë shumë zhurmë.”

Pogba u tha hetuesve se një nga gjërat me të cilat i vëllai e kërcënon është “se i ka kërkuar nga një magjistare që të bënte magji për superyllin e Paris Saint-Germain dhe bashkëlojtarin francez, Kylian Mbappe”, diçka që futbollisti e ka mohuar se e ka bërë.

Sipas dy burimeve pranë familjes Pogba të kontaktuara nga AFP, shuma të mëdha parash po i kërkohen Paul Pogba nëse dëshiron të shmangë shpërndarjen e videove të pretenduara komprometuese.

Por 29-vjeçari u shpjegoi hetuesve se shantazhuesit e tij donin ta diskreditonin duke pretenduar se ai i kërkoi magjistar, që të bënte magji mbi yllin e Paris Saint-Germain dhe Francës, Mbappe, gjë që Pogba e mohon.

Kërcënimet ndaj tij dyshohet se kanë zgjatur për 4 muaj. Aktet e frikësimit u kryen në Manchester në prill dhe më vonë në qytetin italian të Torinos, ku Pogba aktualisht luan për Juventusin.

Banda thuhet gjithashtu se ka marrë Pogban në banesë në lagjen e Parisit, Lagny-sur-Marne, ku ai u rrit, në fund të marsit.

Aty anëtarët e bandës akuzuan lojtarin se nuk i ka ndihmuar financiarisht që kur u bë futbollist profesionist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME