Sport

E trishtë/ Covid i merr jetën një tjetër personaliteti të sportit në Shqipëri

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër personaliteti të rëndësishëm të sportit në Shqipëri. Piro Toska nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19 ndërsa ishte duke duke luftuar me të prej kohësh. Toska ka spikatur si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë në vitin 1978-1980, ndërsa vite më vonë ai drejtoi shoqatën sportive ‘Miqtë e Apolonisë’. Gjithashtu Piro Toska ishte i përfshirë dhe në fushën e arsimit si mësues dhe drejtues në disa shkolla në qytetin e Fierit.

Për karrierën e gjatë në arsimimin e brezave, punën e zhvilluar, arritjet dhe meritat, Piro Toska është vlerësuar me tituj dhe medalje të ndryshme si: ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Mësues i Dalluar’’ dhe ‘’Nderi i Myzeqesë’’.

Njoftimi: Piro Toska, një tjetër figurë e respektuar fierake, me kontribut në fushën e sportit dhe arsimit është ndarë nga jeta sot, pas një lufte të gjatë me virusin vdekjeprurës.

Në vitet 1960, Piro Toska spikati si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë dhe për një periudhë të shkurtër (1978-1980) do të ishte pjesë e skuadrës së parë, si përgjegjës i këtij ekipi. Nga viti 2005 ai do të drejtonte shoqatën sportive ‘’Miqtë e Apolonisë’’, aktiviteti i të cilës ishte organizimi i tifozerisë sportive dhe ndjekja e ecurisë së skuadrës së Apolonisë.

Por kontributi më i madh i Piro Toskës do të ishte në fushën e arsimit, si mësues dhe drejtues në disa shkolla të Fierit. Për karrierën e gjatë në arsimimin e brezave, punën e zhvilluar, arritjet dhe meritat, Piro Toska është vlerëzuar me tituj dhe medalje të ndryshme si: ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Mësues i Dalluar’’ dhe ‘’Nderi i Myzeqesë’’. Lamtumirë Piro Toska! Ngushëllime familjes Toska!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close