Sport

Ekskluzive/ Ylli i Kukësit drejt largimit, Partizani e Tirana nisin ofensivën

Duket se futbollisti Valdet Rama dhe klubi i Kukësit mund të shkojnë drejt divorcit. Palët duket se janë të pakënaqura me marrëdhënien mes tyre. Futbollisti Rama ka përdorur Kukësin si ekipi ku mund të riaftësohet edhe pse tashmë ka kërkesa të tjera.

Ndërkohë nga ana tjetër veriorët kishin pritshmëri të tjera për sa i përket performancës së tij në Kupat e Europës. 31 vjeçari ishte një nga afrimet më të mira dhe më të bujshme gjatë merkatos së janarit dhe konsiderohej si një lojtar me mjaft potencial.

Muaj më parë ai arriti të debutonte me skuadrën e Kukësit, ku zhvilloi 10 takime në Kategorinë Superiore dhe realizoi 2 gola. Luajti edhe 4 ndeshje në Kupën e Shqipërisë, ku realizoi edhe 1 gol. Sa i përket kompeticioneve Europiane, ai luajti 2 ndeshje ndaj Debrecen, por nuk arriti dot të gjej fundin e rrjetës.

Rama kishte më shumë se një vit që nuk kishte luajtur futboll, pas një dëmtimi të rëndë, por aktivizimi te Kukësi e riktheu sërish në tregun futbollistik. Kontrata e Ramës ishte 6 mujore me të drejtë rinovimi për një vit me Kukësin.

Por nga burime të sigurta për “RTV Ora”, lojtari nuk do të jetë pjesë e Kukësit për edicionin futbollistik, 2019-2020. Në adresë të tij kanë ardhur disa oferta të cilat ende janë të pakonfirmuara, por në garë për të janë edhe klube nga Tirana, të cilat kërkojnë shërbimet e tij.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button